Pse vezët janë kaq të shëndetshme për humbjen në peshë
Qëmoti dihet fakti se vezët janë ushqim me vlera të larta ushqyese, me profil të lartë me proteina, e mesatarisht përmbajnë vetëm 70 kalcium për një vezë. Dhe aspak nuk përmbajnë yndyrë! Të bardhët e vezës konsiderohet si ideal për burimin për proteina, sepse përmban të gjitha aminoacidet esenciale në masë të duhur. Ka pasur disa teori që kanë thënë se vezët shtojnë kolesterolin dhe se duhet shmangur për këtë arsye, e tashmë gjithnjë e më shpesh konsiderohen si ushqim i nevojshëm, nëse dëshironi të humbni në peshë.
Janë të pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme dhe përmbajnë pak kalori. Kështu, një studim i bërë ku kishin marrë pjesë rreth tridhjetë femra me masë të shtuar trupore që kishin konsumuar vezë për kafjall së paku për 36 orët e ardhshme. Rezultatet kanë treguar se, fermat që kishin konsumuar vezë për kafjall, pos se nuk kishin shtuar në peshë, ato as nuk rrezikoheshin as nga sëmundjet e zemrës.
(Kosova Sot Online)