Çfarë ndodh kur hamë fruta në mbrëmje?

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 14:23
Çfarë ndodh kur hamë fruta në mbrëmje?

Frutat janë një zgjedhje e shkëlqyer për një dietë për humbje peshe për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, vlerës së ulët kalorike dhe sasisë së madhe të ujit.

1. Frutat dhe kombinimi i tyre me ushqime të tjera

Nëse hamë fruta bashkë me ushqime të tjera, mund të shkaktojë probleme serioze me tretjen. Fruktoza, një sheqer natyral i frutave, në ndërveprim me përbërësit e disa ushqimeve të tjera mund të shkaktojë një sekretim të madh të acidit. Një rrethanë tjetër e keqe është sasia e madhe e ushqimit të gëlltitur që kur është i patretur në lukth shkakton fryrje, gazra, ngërçe dhe shpesh diarre.

Refluksi acidik gastroezofageal çon në urth, ndoshta edhe në disa komplikime më të mëdha. Kjo është veçanërisht e vërtetë për agrumet, por edhe për disa lloje të tjera, si bananet. Për këtë arsye rekomandohet të hahen frutat veçmas nga ushqimet e tjera.

 

2. Çfarë ndodh kur hamë fruta në mbrëmje ose gjatë natës

Shumë njerëz zgjedhin frutat për vaktin e fundit, duke menduar se nuk do ta rëndojnë shumë stomakun. Megjithatë, edhe në këtë rast, ne bëjmë disa gabime dhe ato kanë të bëjnë kryesisht me kohën e konsumimit. Gjegjësisht, frutat nuk duhet të hahen menjëherë para se të shkoni në shtrat, sepse edhe atëherë mund të çojë në dëmtim serioz të funksionit të tretjes, si dhe në prishje të ritmit cirkadian.

Fajtori është sërish sheqeri, sepse ai ngre nivelin e energjisë në momentin e gabuar – kur trupi duhet të relaksohet plotësisht dhe të bjerë në gjumë. Ngrënia e frutave menjëherë para gjumit bart një rrezik të konsiderueshëm të shqetësimeve të gjumit, ngërçeve, diarresë dhe humbjes së mundshme të elektroliteve

3. Frutat dhe uji

Ekspertët e të ushqyerit thonë se frutat që përmbajnë një sasi të madhe uji janë jashtëzakonisht të dobishme dhe duhen ngrënë sidomos në verë, kur rreziku i dehidrimit është i lartë. Megjithatë, kur hamë fruta me përmbajtje të lartë uji (portokall, shalqi, pjepër, luleshtrydhe…), mund të ndryshojë ekuilibrin e pH në stomak. Në këtë rast, mukoza shpesh acarohet dhe urthi dhe diarreja janë vetëm disa nga problemet e mundshme.

Gjithashtu, kur ndonjë ushqim mbetet i patretur në stomak për një kohë të gjatë dhe madje merret një sasi e vogël uji, mund të vijë deri te kalbja e përmbajtjes.

4. Një nga dilemat më të shpeshta: A është e dëmshme lëvozhga e frutit

Më së shpeshti ne e heqim lëkurën dhe ky është një nga gabimet e mëdha. Në shumë raste, lëkura e frutave është një burim jashtëzakonisht i mirë i antioksidantëve dhe vitaminave. Për shembull, lëkura e mollëve dhe dardhave përmban një përmbajtje të lartë fibrash, si dhe vitamina A dhe C. E njëjta gjë vlen edhe për pjeshkën.

Megjithatë, shumë njerëz janë alergjikë ndaj pesticideve ndaj të cilave ekspozohen pemët frutore, kështu që rekomandohet një proces shtesë i pastrimit të lëvozhgës përpara konsumimit për të hequr gjurmët e kimikateve. Vendosni frutat në një tretësirë me ujë të ftohtë dhe sodë buke dhe mbajeni ashtu për gjysmë ore para konsumimit.

(Kosova Sot Online)