Shurupi shtëpiak kundër kollës së fëmijëve dhe të rriturve
Më e mira, madje disa herë edhe është vërtetuar si ilaç kundër bronkitisit, kollës së thatë dhe asaj kronike, te fëmijët dhe të rriturit është - rrepka e zezë me mjaltë.
PËRGATITJA
Shurupi përgatitet në mbrëmje për të nesërmen. Rrepkën e pastroni dhe e thani mirë. Preni pjesën e sipërme, se ju duhet më pas. Krijoni një vrimë në rrepkë, muret i lini rreth 2 centimetra. Aty shtoni 2 lugë mjaltë (të mbushet deri në gjysmë) ose 4 lugë sheqer (nëse jeni alergjik në mjaltë).
E mbuloni me kapak - pjesën e sipërme të prerë më parë. E lini gjatë natës. Gjatë asaj kohe në rrepkë shfaqet shurupi shërues për kollën. Në mëngjes mund të filloni me konsumimin. Shurupin kundër kollës mund ta përdorni 4-5 herë në ditë, disa minuta para ushqimit. Të rriturit nga një lugë të supës, e fëmijët nga një lugë të kafesë. Gjatë ditës shurupin do ta përdorni, prandaj në mbrëmje përsëri shtoni mjaltë në rrepë, e të nesërmen përsëri ta përdorni të njëjtën mënyrë. Vetëm pas dy apo tri ditëve mund ta zëvendësoni rrepkën. Kujdes duhet të kenë personat e prekur nga diabeti dhe fëmijët më të rinj se një vjeç, sepse sasia e mjaltit mundet të nxitë alergji.
(Kosova Sot Online)