Si ta dalloni gripin nga ftohja?
Gripi e dobëson trupin dhe e bën më të ekspozuar për hyrjen e baktereve, që më pas shkaktojnë komplikime. Ftohjen dhe gripin e shkaktojnë viruset, derisa është vështirë të dallojnë, sepse kanë simptoma të ngjashme shpeshherë.
KUR FILLOJNË SIMPTOMAT E PARA?
Shenjat e para shfaqen një apo dy ditë pas kontaktit me virusin, zakonisht fillojnë me të kruara dhe ndjenjën e të djegurave në fyt që ngadalë përkeqësohen. Temperatura e lartë, plogështia, dhimbjet në nyja dhe muskuj, humbja e oreksit-janë simptomat e gripit, që duhet kushtuar vëmendje.
CILAT JANË SIMPTOMAT E NGJASHME?
Dhimbjet në fyt dhe rrjedhja nga hundët janë shenjat e para, që shfaqen si te gripi, po ashtu edhe te ftohjet. Te ftohja problemet me hundë dhe sinuse zakonisht nisen, pasi që fyti të ndalojë të dhembë, e më pas fillon rrjedhja e hundëve. Te këto simptoma mund të ndihmojnë lëngjet për zhbllokim natyral të sinuseve. MST/ Kur është koha për pushim dhe shtrirje në shtrat? Varësisht nga virusi që ka nxitur ftohjen, dallojmë edhe simptoma të ndryshme. Shtrimi në shtrat nuk është e domosdoshme dhe personi i ftohur mund të funksionojë në mënyrë normale.
(Kosova Sot Online)