Mposhteni dhimbjen e kokës në mënyrë natyrale

  • E.k /
  • 25 August 2023 - 09:44
Mposhteni dhimbjen e kokës në mënyrë natyrale

Vaji i peshkut, xhenxhefili, banja e ngrohtë, si dhe magnezi janë vetëm disa nga aleatët në luftën kund dhimbjeve të kokës.

VAJI I PESHKUT

Një studim në universitetin "Cincinnati" ka treguar se marrja e kapsulave me vaj peshku pakëson dhimbjen e kokës dhe migrenën. Kjo është edhe një shenjë e aminoacideve omega 3 nga peshku. Efekt të ngjashëm do të ketë edhe konsumimi i përditshëm i specialiteteve të mishit.

BANJË E NGROHTË PËR KËMBË

Një banjë e ngrohtë qetësuese me ujë të ngrohtë dhe me disa lugë mustardë pluhur mund të ndihmojnë. Uji i ngrohtë mundet të ndikojë në gjak për të qarkulluar në trup, duke pakësuar dhimbjet e kokës.

XHENXHEFILI

Në xhenxhefil gjendet tromboksan A2, i cili parandalon lirimin e substancave që zgjerojnë enët e gjakut. Qëroni xhenxhefilin dhe shndërroni në lëng ose e përgatisni në kuzhinë. Mst/ Magnezi Merrni magnez për të pakësuar ngërçet në muskuj. Pini lëng që përmban së paku 200 mg magnez. Pasi magnezi ndikon mirë si preventivë, konsumojeni edhe para ciklit menstrual.

(Kosova Sot Online)