Një mineral që bën çudinë për shëndetin tuaj: E hasim në vezë dhe te gjeldeti
Imuniteti i fortë është parakusht për t'i kryer të gjitha obligimet dhe sfidat me të cilat merremi në jetën e përditshme. Prandaj, sidomos në ditët e ftohta, nevoja për forcimin e imunitetit është pjesë e higjienës. Nëse organizmit i mungon zinku, do ta kuptoni përmes njollave të bardha në thonj.
NDIKON SI ANTISEPTIK
Zinku është mineral i domosdoshëm për funksionimin e organizmit, derisa është i domosdoshëm për forcimin e imunitetit. Përdoret në parandalimin e ftohjes dhe gripit ose te infeksionet kronike, sepse e përmirëson dhe e forcon punën e sistemit imun dhe ka rol antioksidues. Si një nga elementët më të rëndësishëm që na mbron nga ftohjet, zinku stimulon imunitetin dhe shton nivelin e substancave mbrojtëse. Në të njëjtën mënyrë parandalon edhe infeksionet në lëkurë, sepse ka efekt antiseptik.
ZINKU DHE VITAMINA C, KOMBINIM I FUQISHËM
Zinku dhe vitamina C janë kombinim i fortë, janë armë e fortë për forcim të imunitetit. Ky kombinim, sidomos sugjerohet në muajt e ftohtë si mbrojtje nga infeksionet agresive dhe ftohjet. Shtoni ushqimet e pasura me zink, derisa këtë mineral e gjeni edhe te vezët dhe mishi i gjeldetit, frutat e detit.
(Kosova Sot Online)