Uleni shtypjen e gjakut me këtë çaj
Ky është lajm i mirë për ata që adhurojnë çajin, pasi shkencëtarët kanë bërë me dije se gjethet e hibiskusit mund ta ulin shtypjen e gjakut.
Receta e çajit dhe përbërësit: 4 gota me ujë; 4-5 lugë lule të freskëta ose 3 lugë lule të thara të hibiskusit; 1 lugë sheqer; 1 shkop kanellë; Lëngu nga 1 portokall.
Udhëzimet: 1. Vlojeni ujin; 2. Hidhni sipër kanellën dhe hibiskusin; 3. E vloni për 20 minuta; 4. Nxirrni kanellën dhe hibiskusin; 5. Shtoni sheqerin dhe lëngun nga portokalli; 6. E shërbeni të ftohtë ose të ngrohtë.
(Kosova Sot Online)