Me ilaçe popullore kundër dhimbjeve reumatoide
Qysh me ftohjen e parë përkeqësohen simptomat e sëmundjeve reumatoide. Për këtë fajtor nuk është vetëm rënia e temperaturave, por edhe lagështia dhe erërat. Ushqimi duhet të jetë i bazuar në pemë dhe perime, prandaj ja dhe disa receta që mund t'i përdorni. MST/ Kompresë nga mielli i misrit Përzierja nga mielli i misrit është ilaç i mirë si kompresë kundër reumës dhe dhimbjeve në nyja, sepse qëndron e ngrohtë për kohë të gjatë. Po ashtu, e përmirëson qarkullimin dhe furnizon indet me gjak. Përgatitet vetëm me ujë të ngrohtë.
MELHEMI NGA GËSHTENJA E EGËR
Në një litër vaj ulliri hidhni pesë lugë gjethe të imtësuara të jargavanit dhe pesë lugë të gjetheve të gështenjës së egër. E mbyllni mirë kavanozin dhe për një muaj e ruani në temperaturë të dhomës. Pas një muaji, me vajin e fituar bëni masazh aty ku keni dhimbje.
(Kosova Sot Online)