Dëgjojeni organizmin tuaj, nëse ju hahen ëmbëlsirat, është shenjë se ju mungon diçka
Nëse befasisht ju shfaqet dëshira e madhe për një ushqim të caktuar, ndoshta kjo është 'shenjë' se ju mungojnë disa minerale apo përbërës të tjerë nga ato ushqime. Nëse ju hahen ushqimet, kjo do të thotë se mungon energjia, nuk keni fjetur mirë ose jeni melankolik. Por kjo nuk do të thotë se duhet të vërsuleni në sheqer, sepse ju ndihmon vetëm përkohësisht. Nëse përnjëherë ju hahet mishi, e nuk jeni nga ata që më ëndje e hanë mishin, organizmi ju dërgon porosi se ju mungon hekuri. Mjekët thonë se kjo sidomos ju ndodh femrave gjatë ciklit menstrual, sepse shkaku i gjakderdhjes ju mungon sasi e konsiderueshme e hekurit.
Ekspertët sugjerojnë të dëgjoni organizmin tuaj dhe ta qerasni me një shujtë mish, por t'i përfshini edhe ushqimet të tjera, si panxhari dhe hithrat. Nëse krejt befasisht ndjeni nevojën për prodhimet e qumështit, do të mund të thoni se ju mungojnë aminoacidet omega 3. Provoni ta zgjidhni problemin me djathë të ri, ton të freskët ose ndonjë peshk tjetër.
(Kosova Sot Online)