![Konsumimi i këtij ushqimi mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/01/200x200_ushqimmengjesir11619858008.jpg)
Ky lëng zhbllokon arteriet koronare
![Ky lëng zhbllokon arteriet koronare](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/01/auto_art52-1-1170x650-731x4061693554357.jpg)
Ky lëng është një nga lëngjet më ideale për të zvogëluar sasinë e yndyrave në trup, pastaj e pastron dhe mëlçinë dhe e mbron trupin nga bakteret dhe efekti i viruseve. Përmes një lëngut si ky, do të hiqni qafe radikalet e lira që kanë ndikim negativ në qarkullimin e gjakut. Po ashtu, është shumë i nevojshëm për të forcuar sistemin imun.
Përbërësit: -8 limonë, -4 litra ujë të pastër, -një xhenxhefil 4-5 cm, -8 thelpinj të hudhrës.
Përgatitja dhe përdorimi: Qërojini në fillim xhenxhefilin dhe hudhrën, derisa limonin e qëroni dhe e preni në rriska, e më pas të gjithë këta përbërës i hidhni në blender. Përzierjen e fituar nga blenderi e hidhni në një enë dhe ia shtoni ujin, më pas e hidhni në një enë dhe e vloni. Kur përzierja të ketë filluar të vlojë, e hiqni nga pllaka e ngrohtë. Prisni të ftohet, më pas procedoni. E pini një gotë lëngu si ky dy orë para secilës shujtë që e konsumoni, në lukth të thatë. Mbani mend se gjatë shërimit duhet të jeni aktiv fizikisht, së paku çdo të dytë ditë.
(Kosova Sot Online)