
A ju dhemb koka?

Nëse shkaku i dhimbjeve të kokës përdorni lloje të ndryshme të analgjetikëve, mendoni që problemin ta zgjidhni përmes mënyrave natyrale
UJI I NGROHTË ME LIMON
Gjysmë limoni të shtrydhur ta konsumoni çdo mëngjes me një gotë ujë dhe trupi ju pastrohet prej helmeve. Kjo pije është e hatashme edhe atëherë kur ju dhemb koka.
ÇAJI NGA XHENXHEFILI
Xhenxhefili ndikon mirë në qarkullimin e gjakut dhe ndikon kundër inflamacioneve. Pos kësaj, shëron edhe dhimbjet e kokës.
VAJI I PESHKUT
Ndoshta s'e keni shpesh në dispozicion, por vaji i peshkut është i domosdoshëm për trupin, pasi dhuron aminoacidet omega 3 që ulë shtypjen e gjakut. Vaji i peshkut rregullon shtypjen e gjakut e kështu ndihmon edhe kundër dhimbjeve të kokës.
ÇAJI NGA MENTA
Menta është bimë që ndikon mire në sistemin e tretjes, freskon frymën në gojë por relakson nervat dhe muskujt dhe qetëson dhimbjet e kokës. Çaji nga gjethet e mentës mundet t'ju relaksojë nga dhimbjet e rënda të kokës.
LËNGU NGA DOMATJA
Domatja është e pasur me sheqer natyral, vitamina dhe minerale që zbutin edhe dhimbjen më të fortë të kokës.
(Kosova Sot Online)