Ndalojeni djersitjen në mënyrë natyrale

  • E.k /
  • 04 September 2023 - 08:57
Ndalojeni djersitjen në mënyrë natyrale

Djersitja është tentim natyral i trupit për të ulur temperaturën. Gjatë të nxehtit të madh dhe situatave, si stresi dhe tensionime, djersitjen është e pamundur ta shmangim. Ekzistojnë disa preparate natyrale që mund ta pakësojnë djersitjen.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës mund të përdoret si deodorant natyral, sepse shkatërron bakteret. Mjafton që një herë në ditë t'i lyeni nënsqetullat me disa pika. Pjesët e tjera të trupit mund t'i lyeni para gjumit me përzierjen me uthull molle dhe me ujë.

SODA E BUKËS

Soda e bokës është shumë praktike për pakësimin e djersitjes. Një paketim të vogël mund ta mbani gjithmonë me vete. Mjafton të merrni pak sodë të bukës dhe pak ujë dhe të lyeni nënsqetullat ose pjesët e tjera të trupit.

ÇAJI I ZI

Çaji i zi ndikon si deodorant natyral shkaku i acideve në përbërjen e tij. Në gjysmë gotë ujë të ngrohtë hidhni çajin e zi. Qeskat e çajit i hidhni, më pas i nxirrni pas disa minutave, e lini të ftohet. Më pas çajin e aplikoni drejtpërdrejt nën sqetulla.

(Kosova Sot Online)