Vetitë shëruese të lëvores së limonit
Limoni është një nga agrumet më të përdorura, i pasur me minerale dhe vitamina. Pos lëngut të tij, nuk duhet harruar edhe dobitë nga lëvorja e tij.
PËR BUKURINË, ZBUT LËKURËN E THATË PËRRETH THOIT
Lëvoren e bluar të limonit e përzieni me 1 lugë të vogël sodë të bukës, dhe ia shtoni disa pika lëng limoni. Masën e përzieni dhe pas dushit, kur lëkura të jetë zbutur, lyeni hapësirën përreth thonjve.
PILING PËR TRUP
Gjysmë gote sheqer përzieni me lëvoren e bluar të limonit, shtoni 1/8 e gotës vaj ulliri dhe pilingu për trup është gati. Përdoreni në lëkurë të lagësht, e shpëlani me ujë të ftohtë.
PËR SHËNDET: UL KOLESTEROLIN, KA EFEKT DETOKSUES PËR ORGANIZMIN
Lëvorja e limonit është burim për antioksidues. Është e pasur me flavonaide që e normalizojnë sasinë e kolesetrolit, ndikon edhe si pastrues natyral për organizmin. Lëvoren e limonit e bluani dhe e mbuloni me ujë të vluar, e lini disa minuta të pushojë. Në lëng hidhni pak lëng limoni dhe e pini në mëngjes, në lukth të thatë.
(Kosova Sot Online)