Shpëtimi nga pika në tru
Pika në tru shfaqet duke mpirë anën e djathtë apo të majtë të gjysmës së trupit (fytyrën, duart dhe këmbët), pamundësinë për të folur, derdhjen e njërës anë të trupit. Sulmi në tru shfaqet përnjëherë, pa kurrfarë paralajmërimi, por me simptoma të qarta. Pikërisht për këtë arsye, është me rëndësi t'i njihni me kohë simptomat dhe të veproni në tri orët e para të sulmit. Truri është organi, i cili komandon me të gjitha funksionet e njeriut, kështu që varësisht nga vendi ku është bllokuar gjakrrjedhja në enët e gjakut, varen edhe simptomat.
Sipas ekspertëve, më së shpeshti shfaqen mpirjet e gjysmës së trupit (fytyrës, duart dhe këmbët), pamundësia në të folur, pasiguri në të ecur, pengesa në shikim si dhe dhimbje të kokës. Këto simptoma fillojnë përnjëherë dhe nevojitet që personat që i ndiejnë simptomat e tilla menjëherë t'i lajmërohen mjekut. Varësisht nga lloji i sulmit në tru, ekzistojnë mënyra për t'u shëruar, por vetëm nëse arrihet në tri orët e para të sulmit. Pika në tru vjen si pasojë e dëmtimit të enëve të gjakut që ushqejnë qelizat e trurit.
(Kosova Sot Online)