![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Nuk ekziston lëng më i mirë për organizmin
![Nuk ekziston lëng më i mirë për organizmin](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/auto_aqua-beverage-clean-16150111694505264.webp)
Se uji është i domosdoshëm për funksionimin e organizmit tonë, është diçka që nuk ndryshohet. Uji është i hatashëm për detoksim, si nga brenda po ashtu edhe nga jashtë. Përmes tij hidhen helmet e grumbulluara në organizëm, viruset dhe bakteret, e organet për tretje pushojnë nga ushqimet e rënda. Duke konsumuar ujë mund të largohet rëra e formuar në veshka. Pastrimi i organizmit nga materiet e dëmshme duhet të bëhet katër herë në vit, si nga brenda po ashtu edhe nga jashtë.
FILLONI DITËN ME NJË GOTË UJË
- Kur të jemi zgjuar nga gjumi, organizmi është i qetë, e materiet energjike shpenzohen në minimum dhe këtë kryesisht në funksionimin e frymëmarrjes. Atëherë shpenzohen edhe më shumë lëngje, e gjaku trashet. Kjo edhe është arsyeja pse në orët e hershme të mëngjesit vjen deri te infarktet e shpeshta.
UJI KUNDËR KILOGRAMËVE SHTESË
Hulumtuesit nga Universiteti në Birmingem kanë publikuar studimin e tyre, ku kishin qenë të përfshirë rreth 84 persona të rritur që vuanin nga mbipesha, e që kishin vërtetuar se vetëm 500 ml ujë, 30 minuta para shujtës ju kishte ndihmuar të humbin madje pesë kilogramë, në krahasim me ata që nuk e kishin përdorur këtë teknikë.
(Kosova Sot Online)