Preparatet kryesore natyrore kundër djersitjes

  • E.k /
  • 14 September 2023 - 13:59
Preparatet kryesore natyrore kundër djersitjes

Djersitja është mekanizëm i natyrshëm për ta mbajtur stabile temperaturën trupore.Por, disa njerëz mund të djersiten së tepërmi, gjendje e cila në mjekësi quhet hiperhidrozë.Ja preparatet natyrore që ndihmojnë kundër djersitjes së tepërt.

1.UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës është nënë e të gjitha preparateve natyrore dhe përdoret për qëllime të ndryshme, duke përfshirë edhe djersitjen. 1. Nëse vuani nga djersitja e tepërt e sqetullave, atëherë aplikojeni pak uthull të mollës në këtë pjesë të trupit para se të bini në gjumë. Në mëngjes mjafton një shpëlarje me ujë. 2. Nëse vuani nga djersitja e shputave të këmbëve, atëherë lani ato mirë me sapun të butë dhe me ujë të vakët. Thani dhe më pas lyeni me uthull të mollës. 3. Nëse vuani nga djersitja e përgjithshme, atëherë është mirë që ta pini uthullën e mollës. Shtoni 1-2 lugë uthull të mollës në një gotë ujë dhe pijeni atë. 3.

2.DEODORANTI KUNDËR DJERSËS, I BËRË NË SHTËPI

Deodorantët e blerë janë plot me substanca kimike, të cilat mund ta dëmtojnë lëkurën. Dhe, ata nuk u dedikohen njerëzve që djersijnë së tepërmi. Zgjidhja qëndron te përgatitja e deodorantit në shtëpi. Përbërësit: - Sodë e bukës- 1 lugë; - Ndonjë vaj esencial (psh e livandës, limonit, vaniljes, etj) - 3-4 pika; - Ujë - disa pikë. Përgatitja: - Përziejeni ujin me sodë të bukës, për ta fituar një si qull. - Shtojeni vajin e përzgjedhur esencial. - Aplikojeni këtë në sqetulla. - Nëse doni, mund ta shpëlani pas 15-20 minutash.

3. ÇAJI I ZI

Çaji përmban acid tanik. Ky acid ka veti kundër djersitjes dhe ka veti tkurrëse, duke i tkurrur gjëndrat e djersës, në mënyrë që të mos qesin tepër djersë jashtë. Në anën tjetër, vetitë kundër djersës zvogëlojnë vetë procesin e djersitjes. Merrni filtrat e çajit të zi dhe vendosni nën sqetulla. Ja preparati kundër djersitjes së shputave. Përbërësit: - Filtra të çajit të zi - 1 deri 2; - Ujë të valë - 1 litër. Përgatitja: - Mbusheni një enë për këmbë me ujë të nxehtë. - Vendosni aty filtrat e çajit. - Prisni derisa uji të ftohet tamam sa për t'i vendosur këmbët. - Mbani këmbët aty për 20-30 minuta,

4. SODA E BUKËS

Në djersë ekzistojnë disa thartira të cilat jo vetëm që ndihmojnë shumimin e baktereve, por po ashtu shkaktojnë edhe erë të keqe. Soda e bukës është alkaline në natyrë, prandaj edhe e ul vlerën e pH-së të djersës, duke kundërshtuar thartirat aty. Pra, përpos që e zvogëlon krijimin e djersës, ajo po ashtu e largon edhe erën e keqe të saj. Vendosni pak sodë të bukës aty ku djersini më së shumti.

5. LIMONI

A cidi citrik i limonit eliminon bakteret dhe aroma e tij e këndshme funksionon si deodorant natyror. Por, nëse do të rreziteni në diell, mos e aplikoni këtë metodë, meqë do t'ju nxihen sqetullat më pas. Mund ta aplikoni para se të bini në gjumë. Prejeni limonin përgjysmë. Merreni njërën gjysmë dhe fërkojeni në sqetull, duke e shtrydhur atë lehtazi. Mund të flini kështu, apo t'i shpëlani sqetullat pas 15-20 minutash. Lëngun e limonit mund ta përdorni edhe me sodë të bukës: Përbërësit: - Lëng limoni - 1 lugë; - Sodë të bukës - 1 lugë; - Pambuk. Përgatitja: - Përzieni pjesë të barabarta të lëngut të limonit dhe të sodës së bukës. - Përzieni mirë, që ta fitoni një qull. - Me anë të pambukut aplikojeni këtë përzierje nën sqetulla. - Shpëlajeni pas 20 minutash.

6. PINI SHUMË UJË DHE LËNGJE TË TJERA

Nëse pini mjaft ujë, atëherë i ndihmoni organizmit që ta mbajë konstante temperaturën dhe që t'i largojë toksinat nga organizmi nëpërmes urinës. Kështu, organizmi juaj ka nevojë më të vogël për të prodhuar djersë. Përpos ujit, i cili është lëngu më i mirë, mund të pini edhe lëngje të tjera, si: - Lëngje të pemëve; - Ujë të kokosit; - Lëng limoni; - Çaj bimor.

(Kosova Sot Online)