Origano -antibiotiku më i fortë natyral
Origano është bimë mesdhetare, e cila vlerësohet të jetë njëra ndër bimët më shëruese në botë. Në fakt, edhe vaji i saj është shumë i çmuar, që merret nga të gjitha llojet e bimës së origanos përmes një procesi të veçantë të destiluar, në mënyrë që të mos humbasë përbërësit shërues.
PËRBËRËSIT SHËRUES TË VAJIT TË ORGANOS
Materia më e vlerësuar dhe më e shëruar në vajin e origanos është substanca "carvackrol", e cila posedon përbërës të fortë antibakterial. Shkencëtarët britanikë kanë vërtetuar se vaji i organos është efikas kundër 25 llojeve të ndryshme të baktereve, sidomos kundër baktereve që shkaktojnë infeksion te zorra e trashë, të thatit dhe infeksioneve të lëkurës. Pos se shkatërron bakteret, vaji i origanos ka efekt të fortë kundër gripit, ftohjes.
EFEKTI KUNDËR KANCERIT
Vaji i origanos do të mund të zërë vend në terapinë kundër kancerit. Shkencëtarët kanë testuar substancën "carvacrol" në qelizat e kancerit, duke vëzhguar efektin e tij në qelizat malinje.
(Kosova Sot Online)