
Ushqimet që ju bëjnë më të bukur

Shumica prej nesh e dimë se cilat lloje të ushqimeve duhet shmangur, por a e dini cilat janë ato ushqime që mund t'ju ndihmojnë të dukeni më të ri në moshë dhe më të bukur.
DREDHËZAT
Dredhëzat pastrojnë organizmin dhe ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura. Vitamina C luan rol mjaft të madh në ripërtëritjen e lëkurës së dëmtuar. Një gotë me dredhëza në ditë mjafton që lëkura juaj të rilindë përsëri.
SPECAT E KUQ
Nutrientet që i hasim në specat e kuq mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, si dhe mbrojnë nga radikalët e lirë. Ndërsa, vitamina E dhe beta karotinë fytyrës suaj i dhurojnë shkëlqim dhe do të dukeni më të ri në moshë.
VEZËT
Vezët përmbajnë vitaminat që janë të domosdoshme për rritjen e flokëve, përderisa hekuri ndikon në sjelljen e oksigjenit në folikulat e qimeve, duke e bërë flokun tuaj më të dendur dhe më të fortë.
VAJI I ULLIRIT
Edhe pse që nga kohët e hershme dihet që vaji i ullirit kujdeset për lëkurën, do të jetë i përdorshëm dhe i dobishëm nëse e kyçni në ushqime, pasi që përmban antioksidues dhe mbron zemrën.
BORONICAT
Pasi që posedojnë antioksidues dhe posedojnë substanca kundër inflamacioneve, boronicat ngadalësojnë plakjen. Në drithërat e mëngjesit shtoni një grusht me boronica dhe do të keni një shujtë cilësore dhe të shijshme.
DOMATJA
Domatja posedon aftësi të veçantë në forcimin e qelizave të lëkurës, duke mundësuar kështu mbrojtje më të mirë nga rrezet ultra vjollcë, përderisa antioksiduesit luajnë rol të rëndësishëm në luftën kundër radikalëve të lirë. Domatja është e pasur me vitamina A, që shërben për lagështinë e lëkurës.
(Kosova Sot Online)