Ilaçet kundër akneve mund ta dëmtojnë shikimin

  • E.k /
  • 19 September 2023 - 11:45
Ilaçet kundër akneve mund ta dëmtojnë shikimin

Drita e kaltër e kompjuterëve dhe celularëve shkakton tharje të syve, mungesa e dritës së diellit mund të jetë fajtore për shkurtpamësi, e të pamurit e mjegulluar është shenja e parë e diabetit. Për këtë shkak duhet ta respektojmë rregullin 20- 20-20. Çdo njëzet minuta punë me kompjuter, largojeni shikimin nga ekrani dhe, për 20 sekonda shikoni diçka që është larg jush rreth 20 metra. Përpos kësaj, po ashtu edhe mungesa e vitaminës D shkakton probleme me shikim.

Studimet kanë treguar se femrat të cilat konsumojnë sasinë e preferuar ditore të vitaminës D, për 44% janë më pak të rrezikuara nga degjenerimi makular, që është sëmundje e pjesës së mesme të retinës së syrit, sëmundje e cila e dëmton shikimin qendror dhe më e shpeshta është te njerëzit e moshuar. Fajtori kryesor për dëmtimin e shikimit gjatë natës, është stresi oksidativ, të cilin mund ta largoni me boronica. Ato përmbajnë antocian, substancë e cila e përmirëson shikimin gjatë natës dhe e rritë furnizimin e syve me gjak. Ilaçet kundër akneve mund ta dëmtojnë shikimin, meqë e rrisin absorbimin e rrezeve UV, të cilat mund ta dëmtojnë retinën.

(Kosova Sot Online)