Hani mollë për çdo ditë dhe për linjën mos u brengosni

  • E.k /
  • 21 September 2023 - 09:05
Hani mollë për çdo ditë dhe për linjën mos u brengosni

Më shumë pemë dhe perime do t'u ndihmojnë personave të rritur që ta zvogëlojnë peshën trupore, pa marrë parasysh vitet, ka treguar studimi i fundit amerikan. Molekulat e flavonoideve janë pjesë përbërëse e vitaminave të kompleksit C, e disa ekspertë besojnë se këto substanca posedojnë antioksidues dhe përbërës kundër inflamacioneve. Pikërisht për këtë, edhe dietat që bazohen në pemë dhe perime janë më të shëndetshme.

Është zbuluar se konsumimi i pemëve, si mollët dhe rrushi, që janë burim i mirë për lloje të flavonoideve, ndikojnë në zvogëlimin e peshës trupore. Jo të gjitha flavonoidet ndihmojnë të humbni në peshë. E, sa kilogramë do të humbni, varet sa fibra keni konsumuar deri më tani. Qëllimi i këtij studimi ishte se cilat pemë dhe perime janë më të mirat për humbje në peshë, thonë ekspertët. Ajo që është vërtetuar është se duhet të hani sa më shumë pemë dhe perime. Gjatë studimit janë marrë edhe të dhënat e femrave që gjatë kohës së studimit ishin shtatzëna. Pjesëmarrësit kishin pasur për detyrë që peshën e tyre ta paraqesin çdo dy vjet, ndërsa menynë e dietës çdo të katërtin vit.

(Kosova Sot Online)