Konsumimi i ëmbëlsirave lë shenja në trurin tuaj
Konsumimi i ushqimeve të ëmbla shtyn trurin që të formojë memorie, që përfundimisht inkurajon një person që të hajë më shumë, besojnë ekspertët. Ata thonë se formimi i memories mundet t'i kontrollojë shprehitë e konsumimit të personave. Studimet zbulojnë se neuronet që gjenden në pjesën e parme të trurit, pjesë kritike e trurit për memorien episodike, aktivizohen nga konsumimi i kujtesës.
Kujtesa episodike është memoria e ngjarjeve autobiografike, me përvojë në kohë dhe vend të caktuar. Për ta vërtetuar këtë, ekspertët nga Universiteti në shtetin Gjeorgjia kishin ushqyer minjtë që kishin përmbajtur zgjidhje të ëmbla. Profesoresha në institutin "Neuroscience Institute" në Gjeorgjia, Marise Parent, ka thënë: 'Ne mendojmë që memoria episodike mund të shkaktohet duke kontrolluar sjelljen ndaj ushqimeve".
(Kosova Sot Online)