Vetitë shëruese të patates

  • E.k /
  • 27 September 2023 - 09:39
Vetitë shëruese të patates

Të gjithë e pëlqejmë pataten, apo jo?! Patatja është ushqim shumë popullor, por për fat të keq shumica e konsumojnë në formën e patateve të skuqura plot me yndyrë. Nëse hiqni vajin e rafinuar të lulediellit, kjo perime shndërrohet në burim të materieve të shëndetshme, derisa është i pasur me fibra që ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

PËR SHËNDETIN E ZEMRËS

Fibra, kalium, vitamina C dhe vitamina B6 së bashku me mungesën e yndyrave trans përkujdesen për shëndetin e zemrës. Patatja përmban sasi të konsiderueshme të fibrave që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, e me vet këtë ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

PËR INFLAMACIONET

Kolina është përbërës i shëndetshëm ushqyes që e hasim në patate, ndihmon te gjumi, mësimi dhe kujtesa. Pos kësaj, ndihmon edhe në mbajtjen e membranës celulare, si dhe asiston në absorbimin e yndyrave derisa pakëson inflamacionet kronike.

PËR TRETJEN

Shkaku i përmbajtjes së lartë me fibra, patatja ndihmon te kapsllëku
dhe ndihmon në jashtëqitje të rregullt që për përfundim sjell trakt të shëndetshëm tretës.

(Kosova Sot Online)