![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
A është qumështi mjaftueshëm i shëndetshëm për eshtrat?
![A është qumështi mjaftueshëm i shëndetshëm për eshtrat?](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/27/auto_milk-kefir-recipe-5218990-c-graham-2022-003-b3e9b05efc19436a8fde302f9f70efb51695803892.jpg)
Qumështi shpeshherë ndërlidhet me eshtra të fortë dhe të shëndoshë, ndërsa mjekët amerikanë tash e një kohë të gjatë secilit person më të moshuar se tetë vjeç i sugjerojnë së paku tri gota në ditë prodhime të qumështit. Por, në disa vitet e fundit shkencëtarët kanë zbuluar disa mospërputhje midis qumështit dhe shëndetit të eshtrave. Prandaj, shtrohet pyetja nëse me të vërtetë qumështi ndihmon në forcimin e eshtrave.
Njëri nga përbërësit kryesorë për shëndetin e eshtrave është kalciumi, mineral ky i cili eshtrave u ofron strukturën e forcës, si dhe e ndihmon trupin në kryerjen e shumë funksioneve. Trupi natyrisht kalciumin e merr nga ushqimi, por nëse kjo nuk është e mundshme, vjen deri te tërheqja e kalciumit nga eshtrat, duke i bërë ata më të dobët. Mu për këtë arsye sugjerohet që për të shmangur osteoporozën sugjerohet që brenda ditës të konsumoni 1.000 dhe 1.200 miligramë kalcium. 'Qumështi dhe prodhimet e qumështit janë burim i mirë i kalciumit', thonë shkencëtarët.
(Kosova Sot Online)