Vera e zezë dhe ndikimi i saj për mbipeshën
Shkencëtarët amerikanë kanë vërtetuar se resveratroli, antioksidues i cili gjendet në verën e zezë, në disa pemë dhe në çokollatë, nuk përmban kurrfarë përbërës çudibërës për shëndetin, ashtu siç ishte menduar më parë. Hulumtuesit nga universiteti John Hopkins nuk e mohojnë se këta artikuj nuk kanë efekt pozitiv te njerëzit, por se kjo mbetet ende duhet të zbulohet. Resveratroli, përbërësi magjik, për të cilin me vite thuhej se ndikon në jetëgjatësinë, gjendet në manaferra, rrush, çokollatë të zezë e sidomos në verë të zezë.
Por, sipas disa ekspertëve amerikanë, ky antioksidues nuk ka kurrfarë ndikimi në pakësimin e rrezikut për kancer dhe sëmundje kardiovaskulare. Ekspertët nga universiteti John Hopkins kanë analizuar nivelin e resveratrolit në mostrat e urinës të 783 banorëve, të cilët njihen për prodhimin e rrushit dhe të verës. Rezultatet e testeve kanë treguar se njerëzit, ushqimi i të cilëve ishte i pasur me resveratrol, nuk kishin jetuar më gjatë se ata që kishin marrë sasi shumë më të vogël të kësaj substance.
(Kosova Sot Online)