Njerëzit, të cilët hanë çokollatë, kanë aftësi më të mira kognitive

  • E.k /
  • 04 October 2023 - 10:42
Njerëzit, të cilët hanë çokollatë, kanë aftësi më të mira kognitive

Njerëzit, që së paku një herë në javë hanë çokollatë, ishin më të mirë në testet kognitive, në krahasim me ata persona që më rrallë e konsumojnë.

Në studimin e publikuar në revistën "Appetite" kanë marrë pjesë 968 persona nga mosha 23 deri 98-vjeçare. Shkencëtarët besojnë se marrja e rregullt e kakaos do të mund të shpjegojë vetitë pozitive, që i ofron çokollata. Po ashtu, shkencëtarët thonë se rreziku për shtypje të lartë të gjakut dhe diabet, tipin 2, pakësohet te këta persona që e konsumojnë çokollatën.

(Kosova Sot Online)