Dieta kundër thartirës në lukth
Të gjithë ata persona, pa marrë parasysh moshën e tyre apo gjininë, të cilët vuajnë nga efekti i tepërt i thartirës në lukth, duhet të konsumojnë ushqim të fortë, të thartë dhe të yndyrshme. Do të ishte mirë të hani mish gjedhi dhe ushqim me shumë kripë, pastaj prodhime nga konservat Për mëngjes: vezë e zier, një gotë qumësht, një rriskë bukë bajate me gjalpë, marmelatë të ëmbël, djathë vendor të freskët. Në ora 10: kafe të bardhë, një rriskë bukë bajate me gjalpë.
Shujta: supë nga perimet apo patatet, mish të bardhë, mish pule apo peshk. Patatet mund t'i konsumoni edhe në formë të pireve, pastaj oriz, pak perime të gatuara, kohlarab të ri, perime me rrënjë, pastaj mund të konsumoni edhe kunguj, pasi që janë tepër të shëndetshëm, si dhe një sallatë të re të gatuar. Pastaj mund të konsumoni edhe omëletë, puding, misër dhe drithëra. Nga pijet, të cilat mund t'i konsumoni prijnë uji dhe llojet e ndryshme të çajit.
(Kosova Sot Online)