Vetitë shëruese të rrënjës së xhenxhefilit
Xhenxhefili ndikon shumë mirë në organizmin e njeriut. Kjo është një bimë, të cilën gjithmonë duhet ta keni në shtëpi. Së pari është i dobishëm për gjellët e njelmëta dhe të ëmbla, e po ashtu se posedon përbërës të shumtë shërues. Aroma e rrënjës së tij ka aromë limoni, e shija është paksa pikante dhe e freskët e ëmbël. Mirëpo, xhenxhefili i freskët dhe ai i tharë dallojnë shumë, thuajse janë dy bimë të ndryshme. Rrënja e freskët përdoret për shtimin e djersitjes dhe largimin materieve toksike nga trupi. Rrënjët e thara përdoren për sëmundjet e barkut, diarrenë, reumatizmin, kollën etj.
Xhenxhefili përdoret kundër infeksioneve, për kompresa kundër ënjtjeve, kundër ngërçeve, për zvogëlimin e problemeve me eshtra dhe muskuj, si parandalim për ftohje dhe qetësimin e kollës, forcimin e sistemit imun, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon shfaqjen e droçkave, por shihet edhe si ilaç kundër migrenës dhe gripit. Xhenxhefili përmirëson kujtesën, ndikon si afrodiziak i butë, zvogëlon të vjellat dhe mundimet në shtatzëni pa efekte të dëmshme anësore.
(Kosova Sot Online)