Elbthi në sy: ja si ta hiqni përmes ilaçeve natyrale

  • E.k /
  • 07 October 2023 - 11:49
Elbthi në sy: ja si ta hiqni përmes ilaçeve natyrale

Nëse brenda natës u është shfaqur elbthi (rrëzualli) në sy, mos prisni që të komplikohet dhe të rritet, por menjëherë ballafaqohuni me të. Zgjidhni armët natyrale - pataten, të bardhët e vezës ose trangullin. Nëse zgjidhni ilaçin e parë natyral, së pari e pastroni, qëroni dhe ndani në rriska, e më pas e vendosni drejt e në elbth.

Patatja është ilaç i shkëlqyeshëm për këtë problem. Preparati i dytë natyral është shërimi me të bardhët e vezës. E vendosni në leckë të pastër dhe e hidhni sipër syrit, e prisni për 20 minuta dhe më pas e shpëlani. Të njëjtin efekt e përdorni edhe me trangull. Falë vitaminave K, C, B1, si dhe kalium, rriskat e prera të trangullit të freskët zbutin irritimin e syrit.

(Kosova Sot Online)