Shtypni aspirinën dhe futeni në flokë: Magji që do t'ju mahnitë

  • E.k /
  • 07 October 2023 - 14:49
Shtypni aspirinën dhe futeni në flokë: Magji që do t'ju mahnitë

Tash femrat kanë në dispozicion paletë të pasur me preparate për kujdesin ndaj flokut. Megjithëkëtë, ato nuk ndalojnë në kërkimin e diçkaje të jashtëzakonshme, mënyra natyrale për përmirësimin e flokut të tyre. Kështu disa prej tyre e përdorin aspirinën, i cili është aleat i shkëlqyeshëm, për shembull, në largimin e yndyrës së tepërt prej flokut. Aspirina flokun e bën më të butë, më me shkëlqim dhe më voluminoz, e shumë femra rrëfejnë edhe për efektin e dobishëm të largimit të zbokthit përmes kësaj recete.

Duhet ta dini se aspirina nuk ushqen rrënjën e flokut, por ndikon në dukjen e jashtme të flokut, e rezultatet mund t'i vëreni që pas përdorimit të parë. Mund ta shtoni në maskën për flokë, duke shtypur 4-5 tableta dhe duke e përzier me maskën që e përdorni. Ekziston edhe një mënyrë më e thjeshtë, që jua sugjerojmë - shtypni 2-3 tableta aspirinë dhe i përzieni me sasinë e shamponit dhe pastroni flokët. Masa le të qëndrojë në flokë për 2- 3 minuta, para se t'i shpëlani, po aq sa ju nevojitet ta shpëlani pjesën tjetër të trupit. Më pas i shpëlani, i thani flokët, dhe do të mbeteni të mahnitur me rezultatet.

(Kosova Sot Online)