Ushqimi, i cili shëron të gjitha sëmundjet
Gjatë kohës së perandorëve kinezë, orizi i zi kultivohej në sasi të vogla, meqë i dedikohej vetëm familjes perandorake, derisa popullit nuk i lejohej jo vetëm ngrënia, por as kultivimi i kësaj kulture. Edhe sot e kësaj dite prodhimi i orizit të zi është më i vogël sesa ai i orizit të bardhë. Ja disa nga dobitë e orizit të zi. Zvogëlon rrezikun nga infarkti i zemrës - orizi i zi është i zi falë antocianeve, substancave të forta antioksiduese që shkrihen në ujë, duke parandaluar krijimin e shtresave të dhjamit, duke zvogëluar kështu edhe rrezikun nga infarkti në zemër.
Ruan shëndetin e syve - vitamina E, njëra nga substancat antioksiduese që gjenden në oriz, i ruan qelizat e syve nga veprimi i radikaleve të lira, duke parandaluar kështu sëmundjet e syve, sikur që është katarakti. Përmirëson memorien - falë antioksiduesve të shumtë, orizi i zi përmirëson edhe memorien. Eksperimentet me minj kanë treguar se orizi i zi ngadalëson plakjen e trurit. Mbron nga diabeti - orizi i zi përmban fibra të cilat ngadalësojnë absorbimin e glukozës dhe, me këtë, edhe paraqitjen e diabetit.
(Kosova Sot Online)