Cili grupi i gjakut është më i shëndetshmi?

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 14:27
Cili grupi i gjakut është më i shëndetshmi?

Organizëm më rezistent kanë njerëzit me grupin e gjakut 0. Kanë më pak shanse të vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, si goditje në tru dhe infarkt. Po ashtu, në mesin e tyre ka më pak të sëmurë nga çmenduri dhe Alzheimer, si dhe janë rezistent ndaj kancerit të pankreasit dhe stomakut.

 

Pse grupi i gjakut 0 është më i shëndetshmi?

Sepse gjaku i këtij grupi përmban më pak molekula që mund të shkaktojnë mpiksjen e gjakut, dhe sulmet në zemër dhe goditjet në tru shpesh shkaktohen nga mpiksja e gjakut. Përveç kësaj, ajo që është e mirë për zemrën është e mirë për trurin dhe shumë faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare janë gjithashtu faktorë rreziku për sëmundjet mendore.

(Kosova Sot Online)