Arrat ruajnë shëndetin e zemrës dhe mbrojnë prej stresit

  • E.k /
  • 11 October 2023 - 09:20
Arrat ruajnë shëndetin e zemrës dhe mbrojnë prej stresit

Nëse keni provime në fakultet apo keni punë me përgjegjësi, arrat do t'jua përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin, e nëse jeni në dietë, në momentet më kritike fikin urinë, e po ashtu e luftojnë edhe stresin dhe infeksionet.

ARRAT RUAJNË SHËNDETIN E ZEMRËS DHE ENËVE TË GJAKUT

Sipas vlerësimeve, vetëm ¼ e gotës me arra është burim i 90 për qind i nevojave për aminoacidet omega-3, që e mbrojnë zemrën, duke mbajtur kolesterolin në kufijtë e normales. Përmbajnë argjininë, aminoacid që ul shtypjen e gjakut.

TRURI PËLQEN ARRAT

Keni telashe me kujtesën, në menynë e përditshme përfshini arrat. Rreth 15 arra mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dëmtimit të kujtesës që ndërlidhet me plakjen. Ndoshta kjo edhe është arsyeja pse arrat duken pikërisht si truri.

NËSE JENI NË DIETË, HANI ARRA!

Arrat po ashtu janë burim për magnez, vitamina B, E dhe antioksidues tjerë. Ekspertët në Kaliforni kanë zbuluar se vetëm 4 deri 5 arra me sukses e zvogëlojnë ndjenjën e urisë.

KU KA ARRA, NUK KA VEND PËR STRESIN

Arrat dhe vaji i tyre përgatisin organizmin për ballafaqim të fortë me stresin.

(Kosova Sot Online)