Mjalti, eliksir i shëndetit

  • E.k /
  • 12 October 2023 - 13:54
Mjalti, eliksir i shëndetit

Vetëm një lugë mjaltë ka ndikim në shëndet, pasi që përmban 70 përbërës të ndryshëm. Kanella është një ndër erëzat më të vjetra,e përmendet që para 2.800 viteve në Kinë. Në mjekësinë popullore kineze kanella shihet si ilaç kundër ftohjes dhe gripit, e sugjerohet të konsumohet me çaj dhe xhenxhefil të freskët. Mendohet se ky kombinim forcon gjakun dhe qetëson tensionimin e trupit.

Tradita shpjegon se ky kombinim dhuron rezultate të prekshme në përmirësimin e shëndetit dhe imunitetit. Në mbrëmje, para se të flini, në 200 ml ujë vendosni dy lugë kanellë dhe një lugë paksa më të madhe me mjaltë. Më pas në gjithë këtë përzierje shtoni edhe pak xhenxhefil të freskët. Uji në ato momente le të jetë duke vluar dhe le të jetë në pikën më të lartë të vlimit. Më pas, për aromë dhe sipas dëshirës tuaj, shtoni edhe tri lugë të vogla lëng limoni dhe gjithë këtë përzierje e mbuloni me një kapak. Pasi të ketë kaluar gjysmë ore, pini gjysmë gote të lëngut të fituar. Në mëngjes, në lukth të zbrazët, pini pjesën tjetër të mbetur të çajit.

(Kosova Sot Online)