Të gjitha dobitë që sjell mishi i pulës

  • E.k /
  • 13 October 2023 - 10:06
Të gjitha dobitë që sjell mishi i pulës

Pa marrë parasysh si e përgatitni, mishi i pulës është i shëndetshëm dhe i dobishëm për ju. Ja disa arsye për këtë:

1. Proteinat - nëse jeni në kërkim të një burimi të madh të proteinave pa dhjam, atëherë mishi i pulës është ideal për ju, duke ndihmuar në zhvillimin e muskujve dhe humbjen e kileve të tepërta.

2. Antidepresiv natyror - mishi i pulës përmban sasi të mëdha të triptofanit, i cili na ofron ndjenjën e kënaqësisë, prandaj nëse ndiheni të mërzitur, apo në depresion, pijeni një supë të pulës dhe çdo gjë do të jetë më mirë.

3. Mbron eshtrat - Nëse jeni në moshë të mesme dhe keni frikë nga paraqitja e osteoporozës, apo artritit, atëherë konsumimi i mishit të pulës do t'ua mbajë eshtrat të shëndoshë, falë sasisë së madhe të proteinave.

4. Ruan shëndetin e zemrës - Homocisteina është aminoacid i cili, nëse është i ngritur në organizëm, mund të shkaktojë sëmundje të zemrës. Mishi i bardhë i pulës pengon ngritjen e këtij aminoacidi.

(Kosova Sot Online)