
Lexoni edhe:
'Moj dashni' vjen nga Lendita Selimi dhe Rinor Llugaliu
Lot, dhimbjeje, frikë, zemërim, apo emocion. Ndonjëherë edhe nga gëzimi. Sipas studimeve të qash është më mirë, sepse çliron tensionin, por e rëndësishme është që të mos zgjasë shumë.
Ajo që është e dukshme dhe tashmë e konfirmuar nga një studim i Universitetit të Pitsburgut, rezulton se burrat qajnë mesatarisht pesë herë më pak se gratë.
'Moj dashni' vjen nga Lendita Selimi dhe Rinor Llugaliu Lexoni edhe:
Arsyet pse meshkujt janë më pak të prirur për t’u emocionuar janë shkencore dhe kulturore. Nga pikëpamja biologjike, hormoni testosteron, tipik për meshkujt, mund të frenojë të qarën, ndërsa prolaktina, e pranishme në nivele më të larta te femrat, mund ta lehtësojë atë.
Për më tepër, është mjaft e qartë se ajo që i kufizon meshkujt nga shprehja e emocioneve është konteksti social në të cilin lotët konsiderohen joburrërorë. Në shumë kultura, e qara mashkullore konsiderohet një shenjë e fortë dobësie. Megjithatë, kjo tabu mungonte në epokat e kaluara historike. Në kohët e lashta, për shembull, e qara mashkullore konsiderohej si një simptomë e fisnikërisë së shpirtit, aq sa heronjtë, luftëtarët dhe njerëzit e shquar shpesh mallëngjeheshin pa turp.
Duke lënë mënjanë dallimet seksuale dhe duke analizuar të dhënat nga 37 vende anembanë botës, hulumtimi i botuar në revistën “Cross Cultural Research” zbuloi se, pavarësisht nga niveli i mirëqenies ekonomike, njerëzit qajnë shumë më tepër në kombet e pasura. Dhe studime të tjera vërtetojnë se, para adoleshencës, djemtë dhe vajzat qajnë njësoj që në moshë shumë të re.
(Kosova Sot Online)