Trangujt, ushqimi freskues që ruan shëndetin

  • E.k /
  • 17 October 2023 - 08:58
Trangujt, ushqimi freskues që ruan shëndetin

Për dallim nga perimet e tjera, vetitë e trangujve nuk e kanë pasur pozitën e merituar, por me kalimin e kohës gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë vetitë shëruese kanë dalë në pah.

NDIHMOJNË SHËNDETIN E ZEMRËS

Trangujt përmbajnë kalium, mineral që ul shtypjen e lartë të gjakut. Konsumimi i këtij mineralit në masë të madhe e ul rrezikun për sulm në zemër dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare.

NDIKON KUNDËR INFLAMACIONEVE

Ekstraktet e freskëta të trangujve posedojnë përbërës kundër inflamacioneve. Trangujt zbutin proceset inflamatore në trup duke shkatërruar efektin e enzimave inflamatore.

PAKËSOJNË DHIMBJET

Përbërësit kundër inflamacioneve dhe tanina në tranguj parandalojnë lirimin e radikaleve të lira dhe zbutin dhimbjet. Siç kanë treguar studimet, në mënyrë tradicionale trangulli përdoret kundër dhimbjeve të kokës.

HIDRATOJNË NGA BRENDA DHE NGA JASHTË

Trangujt përbëhen nga 95,2 për qind ujë, që do të thotë se 141 gramë tranguj përmbajnë 132 ml ujë. Kjo i shkon për shtati konsumimit ditor të ujit përmes ushqimit. Pos tjerave, trangujt parandalojnë sëmundjet neurologjike, ulin rrezikun nga kanceri, mbrojnë shëndetin e eshtrave, ndihmojnë te humbja në peshë.

(Kosova Sot Online)