Lëngu natyral, që është vërtetuar nga shkencëtarët, që e ulë shtypjen e gjakut

  • E.k /
  • 19 October 2023 - 12:40
Lëngu natyral, që është vërtetuar nga shkencëtarët, që e ulë shtypjen e gjakut

Sipas "American Heart Association", një nga tre persona të rritur në Amerikë vuan nga hipertensioni. Femrat pas periudhës së menopauzës janë shumë të rrezikuara, sidomos nëse janë të pranishëm edhe faktorët e tjerë si mbipesha, mungesa e aktiviteteve fizike dhe ushqimi i dëmshëm me konsumim të lartë të kripës. Për fat, boronicat mund të përdoren si ilaç natyral për uljen e shtypjes së gjakut dhe mund t'i përdorni për uljen e shtypjes së gjakut.

BORONICAT DHE SHTYPJA E LARTË E GJAKUT

Studimi e fundit sugjerojnë se shtypja e gjakut mund të ulet me konsumimin e boronicave. Boronicat janë të pasura me shumë antioksidues dhe konsiderohen si super-ushqim tash e një kohë të gjatë dhe sugjerohen si një pjesë e ushqimit. Ja receta e thjeshtë nga boronicat për uljen e shtypjes së gjakut: - 1 gotë boronica të freskëta (bën edhe të ngrira) - 1/2 e gotës qumësht - 1/2 e gotës jogurt - 1 gotë e gjysmë fara të lirit - mjaltë sipas shijes. Përbërësit i hidhni në blender, derisa nuk fitoni një masë të bashkuar.

(Kosova Sot Online)