Njihuni me krejt çfarë shëron uthulla e mollës

  • E.k /
  • 24 October 2023 - 14:00
Njihuni me krejt çfarë shëron uthulla e mollës

Ndoshta nuk e keni ditur, por uthulla e mollës përmban acide që ndihmojnë në absorbimin më të lehtë të mineraleve dhe vitaminave nga ushqimi. Kuptoni edhe disa mënyra si ndihmon uthulla e mollës.

PËRMES ÇAJIT TË UTHULLËS ZBUTEN INFEKSIONET E FYTIT

Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një gotë uthull molle. Sipas dëshirës mund të shtoni ëmbëltues.

"PËRZINI" MJEKUN ME NJË GOTË UTHULL TË MOLLËS

Për çdo ditë pini dy lugë uthull molle. Nëse shijen e ka të fortë, shtoni pak ujë ose ndonjë lëng. Kjo ndihmon te kolesteroli i lartë, përmirëson punën e zemrës, rregullon shtypjen e gjakut, rregullon sheqerin në gjak.

KUNDËR AKNEVE

Bëjeni një test në një pjesë të vogël të lëkurës, për t'u bindur se nuk keni lëkurë të ndjeshme. Pasi që keni hedhur pak uthull në qafë, e lini për 15 minuta. Nëse nuk ka reaksion, mund ta vendosni edhe në fytyrë. Nevojitet ta përzieni me ujë, në masën 1:3. Dy deri tre herë në ditë përdoreni këtë teknikë, derisa aknet të zhduken.

NDALONI NGËRÇET NË KËMBË

Para se të shkoni në shtrat, përzieni një lugë uthull molle me mjaltë dhe ngadalë e pini. Ngërçet më nuk ju shqetësojnë.

(Kosova Sot Online)