Dieta me qumësht dhe çaj të gjelbër, pastroni organizmin dhe humbni në peshë
Miliona njerëz mëngjesin e fillojnë me një gotë çaj të ngrohtë. Disa me sheqer e disa pa të, disa përdorin çajin e gjelbër disa çajin e zi. A keni dëgjuar për dietën me çaj, atë me çaj të gjelbër dhe qumësht.
DIETA ME ÇAJ TË GJELBËR DHE QUMËSHT
Dieta me qumësht dhe çaj të gjelbër është shumë popullore për ata që duan të humbin në peshë dhe ta ruajnë atë peshë të arritur. Kjo nuk është vetëm pije e shijshme që nuk lejon të vuani urie, por është i shkëlqyeshëm për pastrim të organizmit. Për një ditë me këtë dietë mund të humbni midis 0,5 deri 2 kilogramë. Këtë dietë sugjerohet ta aplikoni një ditë, dhe atë dy herë në muaj.
RECETA E DIETËS ME QUMËSHT DHE ÇAJ TË GJELBËR
1,5 litra qumësht pa yndyrë, 2 lugë çaj të gjelbër (jo në qeska filtri). Në qumështin e vluar, të ftohur më pas, deri në 70 gradë (kjo është me rëndësi - qumështi nuk guxon të jetë i ngrohtë, i vakët) shtoni 2 lugë çaj të gjelbër. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë 20 minuta. Më pas e pini. Gjatë ditës pini këtë lëng dhe atë çdo dy orë nga një gotë.
(Kosova Sot Online)