Trangujt janë idealë për lëkurë

  • E.k /
  • 01 November 2023 - 11:52
Trangujt janë idealë për lëkurë

Trangujt janë shndërruar në sinonim të vërtetë për kujdesin ndaj lëkurës, si nga brenda po ashtu edhe nga jashtë. Ekzistojnë shumë arsye pse duhet t'i hani, por edhe të bëni shumë maska natyrale nga trangujt. Trangujt janë të pasur me vitaminat A, B dhe C, e furnizojnë trupin me energji dhe ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga helmet e grumbulluara. Marrë parasysh se 95 për qind e përbërjes së tyre është ujë dhe me mjaft vitamina E, trangujt janë ushqime të shkëlqyeshme për shëndetin e lëkurës.

Falë substancave, trangujt janë të shkëlqyeshëm për pastrimin e lëkurës nga helmet, por ndihmojnë edhe në largimin e njollave të shkaktuara nga rrezet e diellit. Vetëm i vendosni si duhet në hapësirat e djegura dhe ato të skuqura, do të ndihmojnë në largimin e temperaturës. Trangujt pakësojnë mbajtjen e lëngjeve në ujë dhe forcojnë kolagjenin, i cili luan rol të rëndësishëm në shfaqjen e rrudhave dhe celulitit, prandaj konsumoni apo vendosni në lëkurë dhe kujdesuni për lëkurën në mënyrë natyrale. 

(Kosova Sot Online)