Vetëm një gllënjkë në mëngjes dhe do të keni mëlçi të shëndetshme
Mëlçia në organizmin tonë ka rolin e fabrikës së gjakut. Merr pjesë në procesin e përtëritjes së gjakut. Po ashtu, ndihmon forcimin dhe stimulimin e tretjes në organizëm. Ajo kryen edhe një funksion shumë të rëndësishëm: pastron gjakun dhe eliminon të gjitha helmet dhe papastërtitë nga ajo. Pra, mëlçia e shëndetshme është shëndet, vitalitet, energji, dukje të mirë dhe disponim të mirë. Mënyra më e mirë për të pasur një mëlçi t shëndetshme është pastrimi i saj - çdo mëngjes në lukth të zbrazët pini nga një lugë vaj ulliri të përzier me një lugë lëng limoni.
Pas kësaj, mund të kënaqeni në kafjall. Ky "koktej" mund të përgatitet gjatë gjithë jetës, sepse që të dy përbërësit lehtë mund t'i keni në dispozicion. Pas vetëm një muajit do t'i ndjeni ndryshimet. Dukja juaj do të përmirësohet, do të hiqen qeskat përreth syve, tenin do ta keni më të freskët dhe do të përtëriheni. Zorrët do të punojnë si "sahat", do ta harroni kapsllëkun dhe problemet me tretjen. Do të ndiheni me plot energji. Vaji i ullirit si asnjë prodhim tjetër ndihmon në hapjen e kanaleve të mëlçisë dhe të qeses së idhcës. Të njëjtin efekt për tretje ka edhe limoni dhe boronicat e kuqe. Ruajeni në temperaturë të dhomës. Mundeni edhe në frigorifer, por në temperatura të ulëta turbullohet. Por ky turbullim nuk ka ndikim në vetitë shëruese. Vetitë shëruese të limonit i njohim shumica prej nesh, është burim për vitamina C, si dhe pastron enët e gjakut dhe ndikon në pastrimin e mëlçisë.
(Kosova Sot Online)