Ju dhemb lukthi? Këto ilaçe natyrale ju shpëtojnë

  • E.k /
  • 06 November 2023 - 08:35
Ju dhemb lukthi? Këto ilaçe natyrale ju shpëtojnë

Gjatë aktiviteteve të përditshme shumica prej nesh, shkaku i obligimeve, konsumojmë dy shujta, që ndikon në ngarkimin e lukthit. Në vijim ju paraqesim ilaçet natyrale për shërimin nga problemet e shkaktuara nga lukthi.

ÇAJI NGA KAMOMILI, BORZILOKU, MENTA

Çajin e kamomilit e përzieni me 2.5 dl ujë të vluar. E përzieni dhe e lini të mbuluar për 15 minuta dhe e pini. Në mënyrë të njëjtë veproni edhe llojet tjera të çajit.

ÇAJI NGA HITHRAT

Hithrat janë ideale kanë zgjidhja ideale për dhimbjet në lukth. Ngrohni ujin dhe para se të vlojë e largoni nga pllaka. Hidhni gjethet e freskëta apo të thara, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta.

TERMOFORI ME UJË TË NGROHTË

Termofori të cilin e keni mbushur me ujë të vluar dhe e keni vendosur mbi rroba ndikon që muskujt e lukthit të relaksohen dhe dhimbjet të zvogëlohen.

MJALTI DHE KANELLA

Një lugë mjaltë e përzieni me pak kanellë pluhur, që më pas largon ngërçet në bark dhe ndjenjën e fryrjes.

(Kosova Sot Online)