Forma e trupit përcakton mënyrën e ushqimit
Varësisht nga forma e trupit, ushqime të caktuara mund të grumbullohen në zona kritike.
SI ORË ME RËRË
Personat që kanë këtë figurë, në formë të orës me rërë kanë bel të hollë dhe gjoks të vogël të përcjellë me ijë të gjera. Mos konsumoni ushqime që përmbajnë nivel të lartë me yndyra të ngopura dhe indeks glikemik.
TRUPI I MASHKULLIT
Nëse trupi juaj dallohet për nga krahët e gjerë, duart me muskuj dhe diçijë më të ngushta, keni trup në formë të meshkujve. Përjashtoni ushqimet e pasura me jod, pasurojeni ushqimin me avokado, peshk dhe badem.
NË FORMË TË DARDHËS
Personat që kanë formën e trupit të dardhës kanë pjesë më të shkurtë të trupit lart dhe ijë më të gjera. Duhet mos të konsumojnë ushqime të pangopura dhe prodhime me prejardhje të kafshëve. Mishin e kuq harrojeni. Hani mish peshku dhe fara të lirit.
NË FORMË TË MOLLËS
Trupi në formë të mollës karakterizohet nga dallimi në ijë, bel dhe gjoks. Gjoksi i theksuar përcillet nga të pasme të rrafshëta. Për ta më i miri është ushqimi me proteina, duhet pakësuar sheqeri dhe yndyrat qumështore.
(Kosova Sot Online)