Masa e shëndetit, një lugë mjaltë në ditë

  • E.k /
  • 10 November 2023 - 10:58
Masa e shëndetit, një lugë mjaltë në ditë

Se një lugë mjaltë e konsumuar për çdo ditë me një sasi ujë, me çaj apo me uthull molle është shumë e shëndetshme , se e forcon sistemin mbrojtës të organizmit në mënyrë natyrale dihet tash e një kohë të gjatë. Por të paktë janë ata që e dinë se cila është sasia e duhur për ta konsumuar. Pikërisht sasia e prodhimit të bletës e ngrit nivelin e antioksiduesit, të rëndësishëm në luftën kundër sëmundjeve të shumta.

Mjalti përmban sasi të ndryshme të polifenoleve, antioksidues për të cilin konsiderohet se mbron nga sëmundjet e zemrës, por sipas studimeve mbron edhe ndaj shumë sëmundjeve. Njëkohësisht kjo sasi mjafton që ta furnizojë dhe t'i përmbushë nevojat e organizmit për shijen e ëmbël, që është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që hanë ëmbëlsira. Po ashtu, mjalti nuk ndkon në linjën e trupit. Adhuruesit e ëmbëlsirave mesatarisht duhet të hanë rreth 75 kilogramë ëmbëlsira. Do të ishte mirë për shëndetin që një pjesë të madhe të ëmbëlsirave ta zëvendësoni me mjaltë, porositin ekspertët.

(Kosova Sot Online)