Hurmat ndihmojnë në shërimin e shumë sëmundjeve
Hurmat përmbajnë 80 për qind karbohidrate, bashkë me proteina, minerale dhe vitamina, kanë pak yndyrë, nuk kanë kolesterol dhe janë shumë të shëndetshme. Lehtë treten, pakësojnë ndjenjën e urisë, kanë vitamina A dhe B6, acid folik, kalcium, hekur, bakër dhe magnez. Hurmat e forcojnë trupin, ulin kolesterolin në gjak, rregullojnë tretjen, mbrojnë barkun nga parazitet dhe bakteret. Kjo pemë unike është edhe burim për antioksidues, që janë shumë me rëndësi për mbrojtje nga sëmundjet e zemrës, kancerit dhe plakjes së hershme. Janë të pasura edhe me sheqer.
Duhet t'i konsumoni në stomak të thatë për t'i shfrytëzuar përbërësit e tyre shërues. Nuk duhet ta teproni me konsumimin e tyre sepse ju trashin. Një hurmë përmban më shumë se 20 kalori. Janë shumë ushqyese, i hasim në tryezën e njerëzve të pasur dhe të varfër. Sot, shumica e njerëzve i quajnë ëmbëlsira që rritet në pemë. Janë ideale për ushqimin e të rriturve por edhe të fëmijëve. Prej tyre përgatitet xhem, shurup, aplikohen edhe në mjaltë dhe pastë që përdoret për ëmbëlsira.
(Kosova Sot Online)