Kafeja nuk e nxit aritminë

  • E.k /
  • 17 November 2023 - 09:01
Kafeja nuk e nxit aritminë

Spekulimet në lidhje me faktin se a e rrit konsumimi i kafesë rrezikun për formën më të shpeshtë të punës së çrregullt të zemrës, më në fund mund të ndalen, sipas një analize të re shkencore të botuar në revistën 'BMC Medicine'. Fibrilacioni atrial, forma më e shpeshtë e aritmisë mund ta rrisë rrezikun për sulm në zemër ose në tru. Studime të mëhershme kanë sugjeruar që konsumimi i tepërt i kafesë mund ta rrisë rrezikun për fibrilacione atriale.

Megjithatë, në një studim të ri të shkencëtarëve suedezë, më të madhin deri tani të këtij lloji, pasi që ka përfshirë gati 250 mijë njerëz, nuk është gjetur lidhja mes kafesë dhe aritmisë. Në pjesën e parë të studimit kanë marrë pjesë 76 mijë njerëz, të cilët kanë treguar se sa kafe i pinë në ditë. Ata janë përcjellë për 12 vjet, ndërsa kanë pirë tre filxhanë në ditë. Në pjesën e dytë shkencëtarët në fakt kanë përfshirë informatat nga katër studime të tjera të ngjashme dhe kështu numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve është rritur në diçka më pak se 249 mijë njerëz. Në atë grup janë diagnostikuar 10.406 raste të fibrilacionit trial, por nuk është gjetur lidhja me sasinë e pirë të kafesë, madje as në rastet ekstreme.

(Kosova Sot Online)