Çfarë shkaktojnë në organizëm pesë kumbulla në ditë?
Njihen si multivitaminë natyralë, por shumica nuk i konsumojnë shpesh. Janë shumë të shëndetshme, e qëndro do të ndryshoni kur të dëgjoni se si ndikojnë vetëm pesë kumbulla në ditë për shëndetin tuaj.
PAKËSOJNË NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK
Kumbullat ndërlidhen me indeksin e ulët glikemik, që do të thotë se mund të ndihmojnë ta kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe ta ulni rrezikun për t'u prekur nga diabeti, tipi 2.
PËRMIRËSON KUJTESËN
Nëse hani pesë kumbulla në ditë, do t'i ndihmoni organizmit tuaj që të lirohet nga ndikimi i dëmshëm i radikalëve të lirë, të cilët ndikojnë edhe në çrregullimin e kujtesës. MBROJNË ZEMRËN Një kumbull e freskët përmban 113 mg kalium. Ky mineral ndihmon në kontrollimin e shtypjes së lartë të gjakut, e me këtë rast zvogëlon edhe rrezikun për të pësuar sulm në tru.
PËRMIRËSON DHE MBRON SISTEMIN DIGJESTIV
Kumbullat e thara janë mënyrë e hatashme për përshpejtimin e tretjes. Një nga mënyrat që gjatë gjithë vitit t'i konsumoni kumbullat është që t'i futni në ujin e vluar, e ftohni e më pas i ngrini.
FORCON ESHTRAT
Hulumtuesit nga universiteti në Florida dhe në Okllahoma për 12 muaj kanë testuar dy grupe të femrave në fazën e pas menopauzës. Njëri grup kishte konsumuar 100 gramë kumbulla të thara (rreth 10 kumbulla), e grupi tjetër kishte konsumuar 100 gramë mollë të thara. Që të dyja grupet kishin konsumuar kalcium dhe vitamina D si shtesë. Rezultatet kanë treguar se grupi që kishte konsumuar kumbulla të thara kishte dendësi më të madhe të eshtrave, në krahasim me grupin tjetër që kishin konsumuar mollë.
(Kosova Sot Online)