Pijet e gazuara dëmtojnë zemrën dhe veshkat

  • E.k /
  • 18 November 2023 - 16:27
Pijet e gazuara dëmtojnë zemrën dhe veshkat

Pjesëtaret e gjinisë së bukur që brenda ditës pinë një apo më shumë pije të gazuara janë më të rrezikuara nga sëmundjet e veshkave, thonë ekspertët gjermanë. Deri te një konstatim i tillë ata kanë ardhur në bazë të analizave të urinës dhe shprehive të më shumë se 10 mijë femrave. Nga ana tjetër, nëse pjesëtarët e të dyja gjinive pinë së paku një lëng të gazuar, kanë po të njëjtin rrezik që të sëmuren nga zemra.

Një gjë të tillë e kanë treguar hulumtimet nga universiteti në Boston, në të cilin kishin marrë pjesë më shumë se 9 mijë persona. Ishte vërtetuar se konsumimi i pijeve të gazuara shton gjasat për sindromën metabolike, ku përfshihet edhe shtypja e lartë e gjakut, niveli i lartë i sheqerit, kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.

(Kosova Sot Online)