Pija kundër “gurit në lukth”
Nuk bëhet fjalë për një gur të vërtetë, por për atë ndjenjën e barrës, peshës së tepërt në stomak, e cila krijohet si rezultat i të ushqyerit shpejt e shpejt, si dhe të konsumimit të ushqimeve jo mirë të ziera. Përzierja e pemëve dhe perimeve është pastruesi më i mirë i organizmit. Ja një pije efikase kundër këtij problemi.
PËRBËRËSIT:
- ½ litër ujë
- 1 grejpfrut
- 2 karotë të madhe
- 1 kastravec
- dy grisha të xhenxhefilit, të gërryera
- 5 gjethe të mentës
PËRGATITJA:
Qërojeni grejpfrutin, karotën dhe kastravecin dhe grini në grisha, qitni në bluarës dhe bluani imtë. Shtoni ujë, xhenxhefil dhe përsëri përzieni mirë e mirë, duke shtuar në fund gjethe të mentës. Pijen e përgatitur e konsumoni dy here në ditë, më së mirë në mëngjes dhe në mbrëmje.
(Kosova Sot Online)