![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Zvogëlojeni rrezikun nga kanceri me një ushtrim të thjeshtë
![Zvogëlojeni rrezikun nga kanceri me një ushtrim të thjeshtë](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/27/auto_Ecje-ne-natyre1701080493.jpg)
Studimi, në të cilin kishin marrë pjesë 60.000 të anketuar, ka treguar se katër orë ushtrime mesatare në javë munden ta ulin rrezikun për 10 për qind, për t'u prekur nga kanceri i gjirit.
Pra, bëni diçka si masë parandaluese:
Shëtisni çdo ditë nga gjysmë orë. Sipas shkencëtarëve, edhe ushtrimi më i thjeshtë, siç janë shëtitjet, në masë të madhe ndihmon kundër kancerit. Një veprim si ky ka efekt të dobishëm për trupin, por vetëm nëse e aplikoni përditë. Në hulumtim, ku kishin marrë pjesë 60.000 persona, të gjinisë femërore, shëndeti i të cilëve ishte kontrolluar për tetë vjet rresht, është vërtetuar se rreziku për kancer të gjirit ishte më i ulët për 10 për qind.
(Kosova Sot Online)